Kurs për rrobaqepësi

KURSE PËR RROBAQEPËSI

Fondacioni ALBIZ organizon kurs për rrobaqepësi FALAS .

Kurset u dedikohen grave nga mosha 20 deri 45 vjet nga komuna te ndryshme te Qytetit te Shkupit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.

Ligjëratat do të mbahet me program dhe metodologji për punë me kohëzgjatje prej 2 muajve, kryesisht 80 orë mësimore. Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale.

Kursi është i paraparë për të gjitha gratë, mirëpo në qëllim inkurajues perparsi do te kene:

  • Nënat e vetme
  • Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me nevoja të posaçme
  • Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare

Secilës pjesëmarrëse në fund të kursit do t’i jepet certifikatë për pjesëmarrje.

Të gjithë të interesuarat për pjesëmarrje në këtë kurs duhet të paraqiten tek zyrat e Fondacionit Albiz në Saraj, Rr. 20 Nr. 97, për të plotësuar formularin për aplikim më së voni deri më 10.09.2022

Kliko këtu për të aplikuar online.